Shqiptarët masakrojnë me shufra hekuri 20 vjeçarin italian, i riu në gjendje kritike për jetën

Shqiptarët masakrojnë me shufra hekuri 20 vjeçarin italian, i riu në gjendje kritike për jetën

17:38, 26/03/2017
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar italian ndodhet në gjendje kritike në një spital në kryeqytetin italian të Romës, pasi u rrah në një festë nga një grup shqiptarësh, gjatë natës së djeshme rreth orës 03:00.

Emanuele Morganti, u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të rënda në kafkë dhe në qafë, pas dhunës në një lokal nate nga nje grup i dyshuar shqiptarësh.

Mediat vendase shkruajnë se i riu italian u godit disa herë me shufra hekuri në kokë, duke pësuar hemorragji cerebrale.

Autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij rasti të shëmtuar, të cilët kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/03/2017 08:00

Egërsira.Rracë e keqe.

Shto koment

Denonco