Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja kur do të dërgohet për ekzaminim pajisja e shtetasit izraelit

Ja kur do të dërgohet për ekzaminim pajisja e shtetasit izraelit

16:18, 26/03/2017
A+ Aa A-

Pajisja që iu sekuestruar shtetasit izraleit Yoram Frig të premten nga policia në Rinas, do të ekzaminohet nga ekspertët në fillim të kësaj jave.

Burime nga organi i akuzës thanë për Televizionin Klan se aparatura që dyshohet se ka lidhje me çështje të përgjimit, gjendet në duart e prokurorëve, pritet të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore të hënën.

Prokuroria kërkon një ekzaminim shkencor të saj për të parë se për çfarë është përdorur ajo në Shqipëri.

Ky ekspertim teknik pritet të përcaktojë në mënyrë të saktë jo vetëm funksionin, por dhe përmbajtjen e aparaturës.

Për këtë qëllim prokurorët e çështjes Ndini Tavani dhe Gjergji Tako, pritet të përgatisnin një sërë pyetjesh dhe kërkesash, mbi të cilat do të operojnë ekspertët kriminialistë dhe të inxhinierisë së inovacionit në Policinë e Shtetit.

Televizioni Klan mëson se prokurorët nuk kanë përcaktuar ende nëse pajisja është e ligjshme apo jo.

Poseduesi i saj, izraeliti Yoram Frig, po qëndron në kryqytet, pasi autoritetet i bllokuan pasaportën.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai është shprehur se aparatura përdorej për të zbuluar mjetet përgjuese dhe se ai ishte kontraktuar nga një biznesmen i përfshirë në politike, i cili dyshonte se përgjohej nga autoritetet. Ky biznesmen është deputeti Tom Doshi.

Shtetasi izraelit u ndalua nga policia pasditen e të enjtes në aeroportin e Rinasit, ndërsa po largohej nga Shqipëria, pasi oficerët e policisë dyshuan mbi pajisjen që mbante me vete.  /Tv Klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lymi26/03/2017 17:56

Aha, Ndini .....

Shto koment

Denonco