Plumba 25-vjeçarit shqiptar, ndërron jetë në spital

Plumba 25-vjeçarit shqiptar, ndërron jetë në spital

20:07, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Hanover të Gjermanisë pasi u qëllua me armë zjarri një ditë më parë.

Mjekët e urgjencës në spital u përpoqën, por shqiptari nga Maqedonia nuk arriti të mbijetojnë nga plagët e mara. Policia gjermane ka arrestuar disa persona, por autori i vrasjes ende është ne arrati, citohet policia nga mediat lokale.

Incidenti ndodhi të mërkurën vonë. Sipas policisë, ka qenë ora 23, kur ndodhi një sherr masiv mes të dy grupeve, ku u shënuan të shtëna.

Deri më tani është e paqartë nëse ky ishte një shkëmbim zjarri apo nëse vetëm njëra anë ka qëlluar me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco