Plumbi i çau fytyrën, arrestohet shqiptari që tentoi të vrasë bashkëkombësin

Plumbi i çau fytyrën, arrestohet shqiptari që tentoi të vrasë bashkëkombësin

18:49, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë të lidhur me drogën është arrestuar nga karabinierët e Bolzano-s, në Milano Italisë, i akuzuar se ka tentuar të vrasë një bashkëkombës, 22-vjeç, më 10 janar.

22-vjeçari u plagos me armë zjarri dhe plumbi i hyri në fytyrë duke kaluar njërën faqe dhe duke i thyer disa dhëmbë. Ai u transportua menjëherë në spitali dhe iu nënshtrua operacionit për rindërtimin e nofullës dhe të gjuhës.

Për fat, i riu shpëtoi. Arrestimi i autorit të plagosjes është kryer të martën por sot është konfirmuar nga policia italiane.

Ai jetonte në Bovisio Masciago, Brianza dhe sipas hetimeve me sa duket po kërkonte të zgjeronte fushën e aktivitetit të tij.

Bashkëpunëtori i 31-vjeçarit është ende në kërkim

Ngjarja raportohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes shqiptarëve.

Nga hetimet, dëshmitë, fotografitë, analizimet e telefonatave dhe deklaratat e të dëmtuarit (edhe ai me precedentë penalë), rezultoi se 31-vjeçari nuk kishte vepruar i vetëm, por sipas policisë, bashkëpunëtori i tij (po shqiptar) ai nuk rezulton më në territorin italian, dhe është shpallur në kërkim nga karabinierët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco