E detyronin të bënte seks pa prezervativ, ‘16 vite burg për çiftin shqiptar’

E detyronin të bënte seks pa prezervativ, ‘16 vite burg për çiftin shqiptar’

17:50, 24/03/2017
A+ Aa A-

Dy dënime: 9 vite e 6 muaj burgim dhe 7 vite, janë kërkuar nga prokurorja italiane Livia Locci, përkatësisht për një burrë dhe një grua shqiptare, të cilët aktualisht janë pas hekurave pasi akuzohen se kanë “skllavëruar” dhe shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të re.

Të dy, kanë detyruar një 18-vjeçare moldave të transferohet nga Atdheu i saj për në Itali, konkretisht në Torino, ku e kanë shfrytëzuar më pas për prostitucion, raportojnë mediat lokale. Vajza është shtrënguar të bënte seks edhe pa prezervativ.

Ajo është infektuar edhe me virusin HIV. Tashmë, jeton e mbrojtur në një komunitet.

Avokati i dy të akuzuarve ka kërkuar në Gjykatën e Apelit të Torinos lirimin e klientëve të tij nga akuza për skllavërimin e vajzës.

Ndërkohë, prokurorja, teksa paraqiti në gjykatë aktakuzën, tha se vajzës, analfabete, iu sigurua një fluturim për në Milano sapo mbushi 18 vjeçe. Në Moldavi, nuk i kishte mbetur më askush.

“Padroni” i saj shqiptar i thoshte: “Je imja për një vit, nuk ke liri të ankohesh”, teksa e dhunonte fizikisht.

Moldavja shpëtoi nga kthetrat e prostitucionit pasi jetoi për muaj me radhë mes rrahjeve dhe abuzimeve.

Vajza ndodhej në rrugë, në komunën “Bairo”, kur është sulmuar verbalist nga dy prostituta të tjera. E reja shpërtheu në lot duke u rrëfeu dy prostitutave gjendjen në të cilën ndodhej. Pas kësaj, ato e shoqëruan në komisariatin e karabinierëve në Castellamonte, ku moldavja bëri denoncimin ndaj çiftit shqiptar.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco