Fluturon nga Tirana në Milano, por i zhduken 8.000 euro

Fluturon nga Tirana në Milano, por i zhduken 8.000 euro

17:12, 24/03/2017
A+ Aa A-

Ka mjaftuar një fluturim nga Tirana në Milano të Italisë, për ti zhdukur nga valixhja thuajse 8.000 euro.

Të paktën kështu pretendon 32-vjeçari E.M., banues në kryeqytet, i cili ka bërë kallëzim një ditë më parë në policinë e Tiranës.

32-vjeçari ka thënë se në datë 9 të këtij muaji, ka udhëtuar nga Rinasi në Milano me linjën ajrore “Blu Panorama”. Por, kur ka mbërritur në destinacion ka vënë re se, i mungonin 7.700 euro në valixhe, bëjnë me dije burime nga policia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, shtojnë të njëjtat burime.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emro25/03/2017 05:58

Deri ne 9999 nuk ka nevoj per deklarim

sistemi25/03/2017 00:58

deri ne 10000 euro nuk ke arsye perse te deklarosh ,n momentin qe kalon kete shifer atehere po . se kutpoj si nje person lene ne valixhe 8000 euro .

HERMES24/03/2017 23:45

Deri ne 10000 mije euro nuk je i detyrum ti deklarosh, vetem nqse ka pas me shume se 2300 ne xhep edhe meqe 7700 i kishte ne valixhe. Per mu eshte tregu thjesht idjot vetem dikush pa eksperjenc i ben kto gabime prandaj s'mund te ken qen lek te pista. Pastaj leku nuk diskriminon njeri.

Hosteni24/03/2017 17:44

Nuk besoj qe eshte ngjarje e vertete. Nese eshte e vertete personi mbas denoncimit te bere duhet te denohet per mostregim valute kur kalon kufirin. Nje person qe leket i ka me djerse i deklaron.

Shto koment

Denonco