Sherr, grushte e pistoleta në një lokal në Shkodër

Sherr, grushte e pistoleta në një lokal në Shkodër

16:48, 24/03/2017
A+ Aa A-

Ajo që supozohej të ishte një natë argëtimi në një lokal në një fshat në Shkodër, është kthyer në një sherr, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së të enjtes në lokalin “Samba Club”, bëjnë me dije burime nga policia lokale.

26-vjeçari Gj.K., banues në Lezhë, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta menaxherin e lokalit F.F, 33 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, ka kanosur duke qëlluar në ajër me pistoletë, duke prishur kështu rendin e qetësinë publike. Agresorët gjithashtu kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të parkuara para lokalit, me targë AA 527 CX dhe AA 243 BF, e më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe bllokuan 5 gëzhoja pistolete dhe dy telefona celular. Gjithashtu u bllokua edhe mjeti me targë AA 189 NJ, me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Materialet hetimore u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po punohet për kapjen e autorëve.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco