Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Dy djemtë iu arrestuan për gjobvënie, i ati thotë 'është sulm politik nga Edi Rama'

Dy djemtë iu arrestuan për gjobvënie, i ati thotë 'është sulm politik nga Edi Rama'

15:14, 24/03/2017
A+ Aa A-

Dy prej të arrestuarve nga Policia e Shkodrës për gjobvënie ndaj tregtarëve janë djemtë e këshilltarit të djathtë të bashkisë së Shkodrës, Mustafa Liçi: i madhi,Ibrahim Liçi, 24 vjeç dhe i vogli, H. Liçi, 16 vjeç.

Babai i tyre e ka marrë fjalën sot për këtë çështje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke deklaruar se arrestimi i dy djemve të tij është "sulm politik i Kryeministrit Edi Rama."

“Nuk gjenden as dy tregtarë për të dëshmuar kundër tyre, - tha Mustafa Liçi. – Këto janë skenarë të qeverisë Rama. Djemtë nuk janë gjobvënës, por roje të tregut të Zdrales!”

Djemtë e Mustafa Liçit u arrestuan më 4 mars 2017, si pjesë e një grupi kriminal në Shkodër, që vendoste gjoba ndaj bizneseve të këtij qyteti.

Me arrestimin e Ibrahim Liçit, 24 vjeç, dhe H. L., 16 vjeç, shkoi në 9 numri i personave të ndaluar për një çështje që kishte nisur të hetohej prej 5 muajsh.

Sipas Policisë, ishin rreth 200 biznese, që çdo muaj u paguanin gjoba, personave në fjalë.

Të arrestuarit akuzohen për “shtrëngim me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë” dhe “krijimin e grupit të armatosur kriminal”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco