Identifikohet i mbyturi në Sazan, familja e njeh nga rrobat. Emri

Identifikohet i mbyturi në Sazan, familja e njeh nga rrobat. Emri

14:19, 24/03/2017
A+ Aa A-

Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur mëngjesin e ditës së sotme 1 milje larg bregut, pranë ishullit të Sazanit. Burime të policisë bëjnë me dije se ai është Numan Laze 60 vjeç.

Identifikimi i kufomës është bërë i mundur nga familjarët, të cilët mësohet se kanë njohur menjëherë rrobat pas mbërritjes në morg.

Kufoma u gjet mëngjesin e ditës së sotme nga peshkatarët, të cilët lajmëruan menjëherë Rojen Bregdetare.

Në morgun e spitalit shkuan menjëherë dy familjet e personave të humbur prej 11 marsit, datë kur një gomone me drogë u gjet pranë ishullit të Sazanit. Gomonia u gjet e braktisur pranë ishullit me pako me 1.2 ton lëndë narkotike.

“Menjëherë ne rajon shkoi Anija e Rojës Bregdetare P-02, e cila konstatoi se gomonia është e mbushur me pako qe dyshohet se përmbajnë kanabis. Aktualisht mjeti po mbahet ne vazhdim nga Anija P-02 si dhe është njoftuar Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza. Anija e forcës detare ka marre urdhër te kontrolloje dhe rajonin ne lidhje me ndonjë person qe mund te këtë rene ne det.”, citohej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.personi banon ne lagjen panvaresia .i shprehim ngushellimet familjes se tij  ”Vlora News ”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco