Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Mblidhet KLD, ja vendimi i marrë për ndëshkimin e 3 gjyqtarëve

Mblidhet KLD, ja vendimi i marrë për ndëshkimin e 3 gjyqtarëve

13:58, 24/03/2017
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila kishte në rendin e ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për 3 (tre) gjyqtarë dhe miratimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, për 10 (dhjetë) gjyqtarë.

Në përputhje me përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi fillimisht kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, L.S. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares J.Q, kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtares si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Më tej anëtarët e KLD-së shqyrtuan kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, A.B. Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.

Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Fahrije Stringa Budo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Zamir Poda, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Shefkie Mataj Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Erarbër Madhi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;

Gjyqtare Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtar Arben Micko, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtare Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtare Brunilda Kasmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco