Sekuestrohen 23 mijë metra katrorë tokë në Velipojë. Ja emri i pronarit

Sekuestrohen 23 mijë metra katrorë tokë në Velipojë. Ja emri i pronarit

13:54, 24/03/2017
A+ Aa A-

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 23.000 m2 tokë në fshatin Baks Rrjoll, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuar nga ana e shtetasit Vatë Lari.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi dhe, deri në këtë fazë të veprimeve, ka krijuar dyshime të arsyeshme se përfituesi i kësaj prone, Vatë Lari, duke falsifikuar dokumenteet zyrtarë të komunës dhe të komisionit të kthimit të tokave, është bërë në vitin 2013 pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh, të cilën e ka shitur menjëherë dhe më tej është larguar në drejtim të Francës.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se:

Zyra e Rregjistrimit te pasurise se paluajtshme Shkoder ka rregjistruar pasurine me siperfaqe 23 000 m 2 , lloji i pasuris Are, date rregjistrimit 18.09.2013.

Eshte administruar nga zyra e rregjistrimit praktika qe i perket rregjistrimit te pasurise. Nga praktika e administruar ka rezultuar se ka aplikuar per ne ZVRPP Shkoder, shtetasi Vate Lari me date 18.09.2013. Në dosje ndodhet shkresa e Komunes Velipoje, date 04.11.2008 pa numer prot, ku eshte derguar per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vate Kol Marashi, siperfaqja totale 23000 m2. Po ashtu, ne dosje gjendet edhe, ndër të tjera, vertetimi i Komunes Velipoje date 18.09.2013 ku thuhet se shtetasi Vate Gjelosh Lari eshte i njejti person me Vate Kol Marashi.

Lidhur me kete procedim eshte pyetur shtetasi Nikoll Marku me detyren e kryetarit te Komunes Velipoje dhe shtetasi Marash Keqi, punonjesi i zyres se bujqesise te cilet nder te tjera ka deklaruar se nuk kane nenshkruar ne ate shkrese qe i eshte percjelle zyres se rregjistrimit per te percjelle dokumentacionin per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vat Kel Marashi(Vat Gjelosh Lari) .

Per kete arsye eshte kryer ekspertim grafik shkrimi lidhur me nenshkrimin e tyre tek shkresa percjellese e Komunes Velipoje dhe nga akti i ekspertimit grafik shkrimi date 14.11.2016 ka rezultuar se nuk jane shkruar nga shtetasit Nikoll Marku me cilesine e kryetarit te Komunes Velipopje , dhe Marash Keqi.

Nga praktika e administruar ne zyren e rregjistrimit ka rezultuar se pasuria e llojit Are e ndodhur ne fshatin Baks Rrjoll Shkoder me siperfaqe 23 000 m 2 e rregjistruar ne emer te shtetasit Vate Lari , i eshte shitur shtetasit N.S, mbi bazen e kontrates se shitjes date 05 Tetor 2013.

Per kete arsye eshte pyetur shtetasi N.S., i cili ka deklaruar se kete siperfaqe toke ja ka blere shtetasit Vat Lari, qe eshte dhe qe ndodhet prej vitesh ne France bashke me familjen e tij, sipas Kontrates shitje pasurie te paluajtshme date 11.10.2013.

Në këto kushte, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se shtetasi Vat Lari e ka përfituar pronësinë në bazë të dokumentave të fallsifikuara. Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës kërkoi nga gjykata vendosjen e sekuestros preventive për këtë pronë, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco