Grabitje me armë në Fushë Krujë, maskat i zënë rrugën makinës

Grabitje me armë në Fushë Krujë, maskat i zënë rrugën makinës

12:20, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në pranga vënë një prej të dyshuarve e në kërkim është një tjetër.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur për SYRI.net se rreth orës 03:00 është arrestuar në flagrancë, Medi Karaj, 27 vjeç nga fshati Halil i Fushë Krujës. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Krastë të Krujës.

I arrestuari, bashkë me një person tjetër me armë në duar i kanë dalë para një makine “Benz” duke e grabitur si dhe kanë marrë edhe një telefon Iphone 6S në pronësi të personit që drejtonte makinën, një 18-vjeçari me iniciale K.X. nga fshati Halil i Fushë Krujës.

Burimet nga policia thanë se është duke u kërkuar edhe autori tjetër. 

NJOFTIMI I POLICISE SE QARKUT DURRES

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar dhe në kohë rekord, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një grabitje nën kërcënimin e armës të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krastë.

Më datë 23.03.2017, rreth orës 20:30, dy persona, I kanë dalë përpara dhe  nën kërcënimin e armëve dhe me maska i kanë vjedhur mjetin tip Benz dhe një telefon celular (I-Phone 6 S) shtetasit K.X. 18 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët janë angazhuar maksimalisht në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të punës hetimore të kryer është arrestuar në flagrancë njëri nga autorët e dyshuar, konkretisht shtetasi Medi Karaj 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur (I-Phone 6 S).

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

 

Në vazhdimësi të kërkimeve të kryera deri në orët e para të mëngjesit të sotëm,  për autorin e dytë të dyshuar,  uniformat blu kanë kryer kontrolle në banesa dhe krehur imtësisht të gjithë territorin, kur rreth orës 00:10, në Krastë kanë identifikuar dhe arrestuar një shtetas, I cili lëvizte me armë dhe fishekë në mjet.

Konkretisht është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Azem Hasa 25 vjeç,  banues në Fushë-Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,  në pronësi të shtetasit të mësipërm  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik model AK 47;

• 2 krehera me 60 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

 

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 139, 25 dhe  278/2  të Kodit Penal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco