Gjendet një i mbytur, 1 milje larg Sazanit, nga peshkatarët

Gjendet një i mbytur, 1 milje larg Sazanit, nga peshkatarët

09:42, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një person i mbytur është gjetur në det rreth 1 milje larg Sazanit nga peshkatarët sot në mëngjes. Identiteti i tij ende nuk dihet.

Peshkatarët njoftuan Rojen Bregdetare e cila ka shkuar për ta nxjerrë trupin nga uj, që dyshohet se ka disa ditë.  

Një ditë më parë në këtë vend u gjet një motoskaf i përmbysur.

Njoftimi paraprak i Policisë së Vlorës: 

Rreth orës 09:00, në det pranë Ishullit të Sazanit, është konstatuar një trup i pajetë, mbi sipërfaqen e ujit.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se trupi i pajetë ndodhet mbi sipërfaqen e ujit në afërsi të bregdetit, në pjesën e veriut të Ishullit të Sazanit.

Strukturat e Policisë së Vlorës bashkë me atë Kufitare si dhe Delta Forcë po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji.

Po punohet për identifikimin e kufomës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco