Seks online me të huajën, 40-vjeçari nga Tirana shantazhohet me videon intime

Seks online me të huajën, 40-vjeçari nga Tirana shantazhohet me videon intime

08:05, 24/03/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka paralajmëruar meshkujt shqiptarë të bëjnë kujdes nga femrat e huaja që njohin në internet dhe marrëdhëniet intime me to para kamerave, pasi një 40-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e shantazhit prej njërës prej tyre.

Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë duke treguar se një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku.

Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet skypit për t’u parë me kamera.

Femra që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër.

Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar  shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.

Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar, vijon policia.

Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon “çdo qytetar  të tregohet më i vëmendshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur ftojnë të bëjnë skena intime online”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco