Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Hetimet zbulojnë historinë tronditëse: Tutori urdhëronte motrën dhe të dashurën të prostituoheshin. Emri

Hetimet zbulojnë historinë tronditëse: Tutori urdhëronte motrën dhe të dashurën të prostituoheshin. Emri

21:44, 23/03/2017
A+ Aa A-

Detaje shqetësuese kanë dalë në dritë nga hetimi që një ditë më parë ka bërë që të përfundojnë në telashe 11 persona (mes tyre një oficer të burgut të Frosinone-s në Itali), të akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë futur në burg celularë, raportojnë mediat në Itali.

Droga dhe telefonat celularë kohë e fundit kanë kaluar me shumë lehtësi tek të burgosurit në burgun e Frosinones, mjafton që një oficeri t’i ofrosh sasinë prej 500 € dhe “loja” nis, shkruajnë mediat lokale. Me “lojë” nënkuptohen veprimet që ekzekutojnë të burgosurit pas hekurave të qelisë.

Me anë të një celulari të futur në qeli, shqiptari Gojart Leba, 35-vjeç drejtonte një “unazë” prostitucioni ku bënin pjesë motra dhe e dashura e tij, të cilat vetë-prostituoheshin. Shqiptari, falë bashkëpunimit të Rinaldo Neccia-s, njërit prej oficerëve të burgut arriti të siguronte një telefon të kohëve të fundit, me të cilin arriti të menaxhonte aktivitetin e prostitucionit.

I burgosuri jepte urdhra precizë në kohë reale nëpërmjet smartphon-it, se si vajzat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.

Leba, teksa ishte në burgun e Frosinone-s (më pas është transferuar në burgun e Spoleto-s) urdhëronte motrën dhe të dashurën që të prostituoheshin në aksin rrugor mes Frosinone-s dhe Ferentino-s.

Biznesi vijoi derisa ai u transferuar në burgun e Umbria-s.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/03/2017 00:04

Silleni urgjent në Shqipëri sepse është liruar vëndi i kryetarit të bashkisë Kavajës.

Qytetar23/03/2017 23:10

Me vone kur vijne ne Shqiperi behen deputete te Rilindjes kto lloj mostrash .

Shto koment

Denonco