VIDEO/ Dosja ‘Shullazi’, jo vetëm Tahiri në prokurori, por edhe një tjetër ministër

VIDEO/ Dosja ‘Shullazi’, jo vetëm Tahiri në prokurori, por edhe një tjetër ministër

17:08, 23/03/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet nesër në ora 10:00 pranë prokurorisë për krime të rënda, ku do të merret në pyetje për Emiljano Shullazin.

Tahiri ka konfirmuar marrjen e flet-thirrjes dhe ka pranuar të paraqitet në prokurori, për të dhënë shpjegime për takimin me profesorin Mynyr Koni, I cili mendohet se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi. Sipas akuzës, profesor Koni pas kërcënimit është pritur në një takim nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe i cili ka premtuar zgjidhjen e çështjes.

Burimet thonë se bashkë me Tahirin në takim ka qenë edhe ministria e arsimit Lindita Nikolla të cilët i kanë ofruar siguri profesor Konit për të vazhduar garën për rektor.

Në prokurori, burimet thonë se është thirrur për të dhënë shpjegime për këtë fakt edhe ministria e arsimit Lindita Nikolla. Kjo e fundit, thonë burimet e prokurorisë do të paraqitet në 10:30 minuta në prokurori me cilësinë e dëshmitares.

Si ministren e Arsimit Lindita Nikolla ashtu edhe ish-ministri Saimir Tahiri do të pyetën nga prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj, e cila ka firmosur edhe shkresat për thirrjen e tyre në prokurori.

Sipas akuzës, nuk përjashtohet mundësia që veç Nikollës dhe Tahirit të merren në pyetje edhe zyrtar të lartë e deputet të parlamentit, që kanë pas dijeni për kërcënimet e Emiljano Shullazit.

Ky i fundit së bashku me të dyshuarit si pjesëtar të ‘bandës’ së tij po hetohen prej muajsh nga prokuroria për krime të rënda për disa akuza, si gjobëvënie e kërcënime ndaj dy profesorëve Dhori Kule e Mynir Koni. /ABCNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb24/03/2017 22:02

Ups Shullazi Nr 2 ne prokurori te deftoje per Shullazi Nr 1.

Shto koment

Denonco