Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Në kërkim të parave të grabitura, prej 7 mln eurove janë gjetur vetëm 300 mijë euro

VIDEO/ Në kërkim të parave të grabitura, prej 7 mln eurove janë gjetur vetëm 300 mijë euro

17:11, 23/03/2017
A+ Aa A-

Prokuroria për Krime të Rënda, krahas hetimit penal ndaj 10 të dyshuarve për dy grabitjet e ndodhura në Qafë Kashar-Rinas, kanë nis edhe hetimin pasuror.

Në bazë të ligjit antimafia, prokuroria për krime të rënda ka nis hetimin pasuror ndaj 8 dyshuarve të arrestuar dhe 2 të shpallurve në kërkim, si pjesëmarrës në dy grabitjet e ndodhura.

Sipas akuzës, në sitën e hetuesve janë vendosur vet të dyshuarit dhe familjarët e afërm të tyre të cilët I janë nënshtruar verifikimit të pasurisë. Burimet thonë se janë rreth 40 pjesëtar të familjeve të të dyshuarve, të cilëve po ju verifikohet pasuria. Për këta persona, mësohet se prokuroria I është drejtuar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vend, të gjitha bankave të nivelit të dytë dhe qendrës së bizneseve kombëtare. Burimet thotë se nga hipoteka është kërkuar të verifikohen dhe evidentohen të gjitha pronat e të dyshuarve dhe familjarëve të tyre të regjistruara pas vitit 2015. Edhe bankave të nivelit të dytë, I është kërkuar që të evidentohen llogarit bankare të mundshme dhe të dhënat në mënyrë analitike për të gjitha transaksionet e kryera. Si dhe, nga qendra e bizneseve kombëtare, nëse këta individ apo të afërm të tyre kanë të regjistruar biznese të ndryshme.

Nga ana tjetër për dy grabitjet, ku mendohet se janë vjedhur rreth 7 mln euro janë arrestuar: Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Aleksandër Murataj, Dash Kupa, Dritan Sinani si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja.

Ndërsa janë shpall në kërkim, Admir Murataj dhe Klement Çala, të dyshuarit kryesor të këtyre dy grabitjeve. Nga kontrolli I banesave dhe ambienteve të të dyshuarve, mësohet se prokuroria ka gjetur rreth 300 mijë euro nga shuma totale prej 7 milionë eurove që mendohet se janë grabitur në dy rastet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas. /ABCNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/03/2017 17:44

Mos u kasavetni bre burra se kusurin do ta keni në zgjedhjet e afërta. Kush dreqin e di sa lekë ishin? Bankat mbulohen nga kompanitë e sigurimit dhe nuk është çudi që zmadhojnë shifrat. Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë, rrëmbeni o burra ç'ju del në pritë, Pse jo dhe ju o gra? Të drejta dhe detyra të barabarta. Hyaaa !

Shto koment

Denonco