VIDEO - FOTO/ Nga prostitutë në tutore, ja kush është Maria, organizatorja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë

VIDEO - FOTO/ Nga prostitutë në tutore, ja kush është Maria, organizatorja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë

16:27, 23/03/2017
A+ Aa A-

Maria Th., 26-vjeçarja nga Korça që u vu në pranga si organizatore e një rrjeti të prostitucionit në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Fillimisht ajo ka qenë vetë e shfrytëzuar për prostitucion nga një rrjet që u shkatërrua në tetor të vitit të kaluar nga uniformat blu. 



    Falë operacionit “Rekrutimi” që policia e Tiranës zhvilloi në tetor të 2016-s në pikën e kalimit kufitar të Morinës, 26-vjeçarja i shpëtoi trafikimit drejt Gjermanisë, ku do të shfrytëzohej së bashku me një vajzë tjetër për prostitucion. Trafikimi i vajzave kryhej me anë të taksive drejt Kosovës, ndërsa e përfshirë ishte edhe një shtetase rumune me banim në Gjermani. Në atë kohë, policia arrestoi 5 persona ndërsa 2 vajzat u proceduan në gjendje të lirë për shkak së ishin viktima të trafikut. 

    Por, mesa duket, Maria i është rikthyer aktivitetit të palgjishshëm me një tjetër grup që operonte në kryeqytet, por këtë herë jo më si punëtore seksi por si organizatore dhe tutore që rekrutonte vajza dhe negocionte për tarifat.  Pagesat varionin nga 50 deri 100 euro dhe shërbimi ofrohej edhe në grup, si në rastin e arrestimeve në flagrancë që policia e Tiranës zhvilloi gjatë operacionit “Free Time” në një hotel në periferi të kryeqytetit.

    Operacioni Free Time u krye nga Policia e Tiranës mbrëmjen e 20 marsit.

    Një bandë prostitucioni  tutorë, klientë dhe prostituta janë arrestuar mbrëmjen e 20 marsit rreth orës 23:00 në një hotel në periferi të Tiranës duke bërë seks në grup. 6 persona janë arrestuar dhe tre janë shpallur në kërkim ndërsa një po hetohet në gjendje të lirë. Gjithçka është bërë e mundur në kuadrin e operacionit "Free Time".

    Të arrestuarit janë:

    Maria. Th., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.
    M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë
    D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë

    R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë
    K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Moskallzimit të krimit”
    D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

    U procedua në gjendje të lirë shtetasja:
    T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

    Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penaletë “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

    Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.

    Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj. dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
    1 automjet tip “Hyundai”
    4 aparate telefonik,
    20000 lekë të reja,
    2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

    Materialet hetiomore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

    /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco