Tenton ti vërë flakën makinës së ish gruas, arrestohet shqiptari. Emri

Tenton ti vërë flakën makinës së ish gruas, arrestohet shqiptari. Emri

20:14, 22/03/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar 45-vjeçar ka hedhur benzinë në makinën e parkuar të ish gruas, e më pas ka nxjerrë çakmakun për ti vënë flakën, por është vënë re nga një banor që ka lajmëruar karabinierët.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Luserna San Giovanni, Torino, Itali, raportojnë sot mediat lokale. Efektivët kanë arrestuar 45-vjeçarin Festim Syziu.

Edhe në të kaluarën, Syziu është denoncuar për akte përndjekëse. Raportohet se ai ka probleme me alkoolin.

Çifti, që ka dy fëmijë, një nga të cilët minoren, është ndarë prej disa muajsh.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco