Sulmi në Londër/ Burime nga ambasada: Asnjë shqiptar në mesin e të plagosurve

Sulmi në Londër/ Burime nga ambasada: Asnjë shqiptar në mesin e të plagosurve

18:33, 22/03/2017
A+ Aa A-

Kryeqyteti britanik është nën masa të forta sigurie pas incidentit të ndodhur përpara godinës së Parlamentit. Burime nga ambasada shqiptare në Londër thonë për Syri.net se deri tani nuk ka raportime që në mesin e të plagosurve të ketë shqiptarë.

Burimet sqarojnë gjithashtu se ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia londineze në lidhje me situatën dhe identitetin e personave të plagosur.

Autoritetet britanike i kanë përqëndruar hetimet në një sulm të mundshëm terrorist. Ka qenë një person që përplasi me makinë këmbësorët në trotuar dhe më pas qëlloi me thikë një oficer policie, para se të vritej nga autoritetet.

Mediat e huaja raportuan se një prej kalimtarëve humbi jetën nga përplasja me makinë. Ndërsa, i njëjti burim nga ambasada jonë në Londër, sqaron për Syri.net se bëhet fjalë për një grua e cila humbi jetën jo si pasojë e përplasjes, por u hodh nga ura për shkak të frikës. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco