Zbulohet rrjeti i shpërndarësve të drogës në burgjet greke, 7 shqiptarë të përfshirë

Zbulohet rrjeti i shpërndarësve të drogës në burgjet greke, 7 shqiptarë të përfshirë

21:41, 20/03/2017
A+ Aa A-

Policia greke zbuloi një rrjet të shpërndarjes së drogës në burgjet e Greqisë. Në bazë të hetimeve u arrestua një oficer policie 48-vjeçar. Po kështu, janë akuzuar 7 të burgosur shqiptarë dhe dy të burgosur grekë.

Grupi ka qenë aktiv nga shtatori 2016 dhe ka shitur kanabis, kokainë dhe heroinë. Policia gjithashtu arrestoi dy persona të tjerë, të moshës 21 dhe 50, të cilët merreshin me shitjet në ambientet jashtë burgut.

Sipas policisë greke, oficeri 48-vjeçar që furnizonte me drogë të burgosurit, ka fituar rreth 26 mijë Dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco