VIDEO/ Skandali: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Administratives

VIDEO/ Skandali: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Administratives

19:41, 20/03/2017
A+ Aa A-

Një tjetër skandal është zbuluar nga emisioni investigativ “Boom” në lidhje me shkeljen e procedurës së shortit, për caktimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë. Edhe pse një çështje e regjistruar për gjykim duhet të ketë vetëm një gjyqtar, shorti në këtë gjykatë zgjedh për të njëjtën dosje disa gjyqtarë njëkohësisht. Pas kësaj ai që përzgjedh një nga disa gjyqtarët e përcaktuar me short ,është kryetari i gjykatës, Eriol Roshi, i cili shkel në këtë mënyrë, jo vetëm procedurën ligjore, por dhe cënon hapur autonominë e gjyqësorit.

Pavarësia në procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve në shortet e zhvilluara në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vihet serozisht në pikëpyetje. Gazetarët e “BOOM” kanë zbuluar se nje çështje regjistrohet disa herë brenda të njëjtës dite dhe pas hedhjes së shortit ndodh që  e njëjta çështje i bie për gjykim disa gjyqtarëve. Në këtë moment ndërhyn Kryetari i Gjykatës që përcakton vetëm njërin prej tyre.

Raste të tilla në shortet e zhvilluara në gjashtë muajt e fundit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ka shumë. Një prej tyre është ai i marrë nga shorti i datës 2.2.2017 ku çështja e palëve, Dega e Doganës Lezhë dhe një Shoqërie Përmbarimore  është regjistruar jo një, por tetë herë. Për pasojë nuk kemi një, por tetë gjyqtarë të përcaktuar për të ndjekur këtë gjykim. Dhe kryetari i Gjykatës Administrative ndërhyn dhe zgjedh njërin prej tyre.

Rasti i dytë vjen nga shorti i datës 16 janar  2017, ku për çështjen e regjistruar në 4 janar 2017 me palë të paditur Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore janë zgjedhur 3 gjyqtarë.

Ky është rasti i tretë, në shortin e datës 30 janar 2017 e njëjta çështje është regjistruar përsëri 3 herë dhe për pasojë edhe këtë herë janë zgjedhur tre gjyqtarë nga të cilët vetëm një do të marrë në dorë gjykimin.

Ora News mësoi se në këto raste vetë gjyqtarët i drejtojnë një kërkesë Kryetarit të Gjykatës Eriol Roshi, i cili zgjedh më pas njërin prej tyre për të ndjekur çështjen.  Problem i sistemit apo skemë e ngritur për të ndikuar që në nisje të një gjykimi në vendimin përfundimtar të tij? Kjo është një pyetje qe lind rëndom në një rast të tillë, i cili nuk është i vetmi por përsëritet rregullisht në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Pak ditë më parë emisioni “BOOM” publikoi një tjetër shkelje të rëndë të kreut të kësaj gjykate Eriol Roshi , i cili në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë shmangte ngarkese e tij në gjykim. Vendimi parashikonte pjesëmarrje 50 % në ndarjen e çështjeve me short por për kryetarin Eriol Roshi nuk ndodh kështu. /Ora News/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp21/03/2017 12:32

Nje gjykate qe u ngrit per te shkurtuar kohen dhe sterzgjatjen e proceseve gjyqesore te qytetareve dhe biznesit, po i cone me vite proceset.Cilesija e gjykimit eshte shpesh e diktuar nga politika dhe oligarkija.Vete ligji 49/2012 me disa nene, neperkemb te drejtat e qytetareve dhe nxite veprime arrogante dhe antiligjore te administrates publike.Po te analizohet ne teresi dhe per produktin qe ka sjell duket sikur disa nene jane formuluar per tu perdorur si varke shpetimi per arrogancen e administrates.

Ladi21/03/2017 00:57

Po me Roshin e Kavajes cfare lidhje ka ky ? Nuk ja shkruajta emrin Roshit , se nuk e di cemer te perdor Elvis, Ervin, Enver ....... Pune Roshesh dhe kodoshesh qe mban ky sistem .

Shto koment

Denonco