U zbulohet 10 kg drogë në makinë, dy shqiptarë në pranga

U zbulohet 10 kg drogë në makinë, dy shqiptarë në pranga

18:59, 20/03/2017
A+ Aa A-

Një sasi prej 10 kg drogë është sekuestruar në doganën italiane të Ponte Chiasso-s, në kufi me Zvicrën dhe dy shqiptarë janë arrestuar.

Zyrtarët e doganës në bashkëpunim me efektivët e Guardia di Finanzia-s kanë sekuestruar 10 kg marijuanë, raportojnë sot mediat lokale.

Droga, e ndarë në 20 paketime u gjet e fshehur në parafangon e një makine me të cilën udhëtonin dy shqiptarët.

Automjeti ishte duke dalë nga Italia.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco