Aksident i rëndë në Itali, shqiptari në luftë me vdekjen

Aksident i rëndë në Itali, shqiptari në luftë me vdekjen

14:21, 18/03/2017
A+ Aa A-

Mbetët në gjendje të rëndë shëndetësore shqiptari i plagosur në aksidentin e ndodhur pasditen e një ditë më parë në autostradën “SP 14”, që lidh komunat Ostuni dhe Martina Franca.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, udhëtonte me një “Fiat 500” që është përplasur me një “Citroen C3”, ku udhëtonin një holandez me banim në Martina Franca dhe një tjetër i huaj (jo italian), raportojnë mediat lokale.

Për arsye që ende mbetën për tu zbardhur, “Citroen C3” ka përplasur makinën ku udhëtonte shqiptari.

Siç raportohet nga mediat në Itali, shqiptari është plagosur rëndë duke marrë goditje në kokë dhe shembje në mushkri. Aktualisht, ndodhet në gjendje kome.

Ndërsa, dy të tjerët që udhëtonin me makinën “Citroen C3”, janë plagosur lehtë.

Të tre janë transportuar në spitalin “Perrino” në Brindisi.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco