Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Nga Shqipëria në Kosovë, kapen 2 milionë Euro të falsifikuara

Nga Shqipëria në Kosovë, kapen 2 milionë Euro të falsifikuara

16:12, 10/03/2017
A+ Aa A-

Miliona Euro të falsifikuara janë kapur në kufirin doganor mes Shqipërisë e Kosovës mesditën e sotme.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Sipas kësaj të fundit, sapo makina TAXI kaloi palën shqiptare, në kontrollin kosovar u gjetën 2 milionë Euro false.

Kartëmonedhat ishin me prerje 500, 200, 100 dhe 50 Euro të paketuara dhe të fshehura në automjet. Drejtuesi i mjetit B.D 45 vjeç dhe një shtetas nga Kameruni me leje qëndrimi në Francë, F.B 37 vjeç u arrestuan dhe po merren në pyetje.

Policia gjeti gjithashtu edhe 2733 copë letër e bardhë që do të përdorej për falsifikimin e 500 eurove të tjera. Nga numërimi i kartëmonedhave false, rezulton se në total kanë qenë 2.131.00 Euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco