Tiranë, i riu vdes tragjikisht

Tiranë, i riu vdes tragjikisht

16:30, 27/02/2017
A+ Aa A-

Një i ri në Tiranë, ka gjetur vdekjen në rrethana të dyshimta.

Gjatë ditës së djeshme, është dërguar në spital i vdekur 19-vjeçari M.B., banues në fshatin Gropaj. Bazuar në deklarimet e familjarëve në polici, i riu ka rënë nga lartësia, pasi ka rrëshqitur në një zonë të pjerrët të fshatit.

Ai është gjetur në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim të mëtejshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco