VIDEO/ Qëlluan me vezë Edi Ramën, ja sa do të dënohen studentët

VIDEO/ Qëlluan me vezë Edi Ramën, ja sa do të dënohen studentët

14:07, 27/02/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama. Gjyqi ndaj tyre është duke u zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa vetë Rama nuk ka shkuar për të dëshmuar.

Ditën e sotme prokuroria e kryeqytetit ka bërë edhe kërkesën për dënimin e studentëve. Sipas akuzës, ata duhet të dënohen me 60 orë pune në publik.

Edi Rama u qëllua me vezë nga studentët e Lëvizjes për Universitetin në 2 nëntor 2015, kur ai ishte duke dalë nga ambientet e Universitetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Studentët e qëlluan Edi Ramën pasi janë kundër Reformës në Drejtësi. 


 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

reforma27/02/2017 14:50

reforma ne arsim o shoku gazetar

Shto koment

Denonco