Roja shkon në tualet, grabitësit i marrin lekët e xhiros. Ja ku ka ndodhur

Roja shkon në tualet, grabitësit i marrin lekët e xhiros. Ja ku ka ndodhur

13:15, 27/02/2017
A+ Aa A-

Kishte ndodhur që me armë dhe maska të grabiten pikat e karburantit, por kjo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë i ka kaluar parashikimet.

Burime nga policia thanë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:15 minuta ka ndodhur një grabitje në zonën e Jonufrës në Vlorë, shkruan SYRI.net.

Sipas policisë, në kohën kur roja i karburantit kishte shkuar në tualet, dy persona i kanë hyrë në zyrë dhe kanë marrë shumën prej 40 mijë lekësh. Menjëherë ata janë larguar me vrap.

Pas ngjarjes, policia është njoftuar dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

/SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco