Grabitja e Rinasit, shtohet lista e të autorëve, ja kush janë 3 të shpallurit në kërkim

Grabitja e Rinasit, shtohet lista e të autorëve, ja kush janë 3 të shpallurit në kërkim

08:52, 27/02/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas, ku u morën miliona euro. Burime nga policia thanë se personat e shpallur në kërkim janë ish-të dënuar në Greqi për vjedhje bankash, të cilët janë liruar.

“Pas një analize në Policinë e Tiranës është dalë në përfundimin se grabitjet e ndodhura në Tiranë janë identike me një grabitje të ndodhur në Larisa të Greqisë, ku disa shqiptarë kanë grabitur 1 milionë dollarë.

Nisur nga këto të dhëna, policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në të paktën dy grabitjet e ndodhura në Tiranë”, shkruan gazetarja Etleva Delia në Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco