Sherri në ndeshjen Kukësi-Partizani, procedohen dy tifozë të Partizanit

Sherri në ndeshjen Kukësi-Partizani, procedohen dy tifozë të Partizanit

19:48, 26/02/2017
A+ Aa A-

Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy tifozë të skuadrës së ‘Partizanit’ pasi akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” gjatë takimit me Kukësin.

Më datë 26.02.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, proceduan në gjendje të lirë dy shtetas (tifozë të skuadrës së Partizanit) dhe konkretisht:

A.M., 37 vjeç, banues në Tiranë.

E.C., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi sot rreth orës 15:30, në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës, gjatë zhvillimit të ndeshjes Kukësi-Partizani, kanë dëmtuar stolat e stadiumit si dhe thyer xhamin e një automjeti.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco