Kapet në Follorinë shqiptari me 312 kg kanabis në 4 mushka, miqtë e tij zhduken nëpër pyll Kanabisi i sekuestruar ne Follorine

Kapet në Follorinë shqiptari me 312 kg kanabis në 4 mushka, miqtë e tij zhduken nëpër pyll

11:03, 26/02/2017
A+ Aa A-

Policia greke ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar me 312 kg kanabis në Follorinë. Ai kishte hyrë në Greqi bashkë me dy persona të tjerë dhe po e transportonte lëndën narkotike me 4 mushka, shkruan media greke, citon Syri.net. 

Veprimet e bashkërenduara të Policisë së Follorinës dhe Policisë Kufitare Greke kanë çuar ën arrestimin e një 21-vjeçari shqiptar me akuzën e importit, transportit dhe disponimit të drogës me qëllimin trafikimin e saj ën Greqi.

Arrestimi ndodhi më 25 shkurt pasdite në një zonë të pyllëzuar. I riu kishte hyrë ilegalisht në Greqi bashkë me dy persona të tjerë dhe po e trabnsportonte kanabisin me 4 mushka. Kanabisi ishte ndarë në 16 dëngje që shkonin në në total 312 kg.

Policia sekuestroi bimën narkotike, 4 mushkat, 1 telefon cellular dhe karta telefonike.

Dy personat e tjerë që e shoqëronin arritën të zhdukeshin në pyll duke përfituar nga mjegulla dhe shiu dhe nuk u shpallën në kërkim.

Hetimi ndaj të arrestuarit dhe çështjes tani do të vazhdojë në prokurorinë e Follorinës/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sabriu26/02/2017 16:54

Udha e shkronjave

Shto koment

Denonco