FOTO/ Kush është biznesmeni që iu vendos mbrëmë tritoli në Burrel. Ja lidhjet e tij politike

FOTO/ Kush është biznesmeni që iu vendos mbrëmë tritoli në Burrel. Ja lidhjet e tij politike

10:35, 26/02/2017
A+ Aa A-

Qyteti i Burrelit u trondit mbrëmjen e djeshme kur një sasi eksplozivi shpërtheu duke dëmtuar magazinën në pronësi të biznesmenit Mexhit Sina, 55 vjeç.

Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja mësohet se Sina ka mbajtur më herët edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë së Burrelit, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Ndonëse policia ka nisur hetimet për ngjarjen, nuk dihet ende me saktësi shkaku i vendosjes së tritolit në derën e biznesit të tij.

Blutë e qytetit të Burrelit thonë se kanë shoqëruar disa persona për ngjarjen, por janë ende duke punuar për zbardhjen e ngjarjes. 

Kujtojmë se lënda eksplozive e dyshuar tritol ishte vendosur në pjesën ballore të një magazine të tregtimit të miellit në pronësi të Mexhit Sinës.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës, ndërsa nuk ka persona të lënduar. /BW

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco