Identifikohet shqiptari në koma në Itali, polici që e qëlloi: Nuk kisha shtënë kurrë!

Identifikohet shqiptari në koma në Itali, polici që e qëlloi: Nuk kisha shtënë kurrë!

09:24, 26/02/2017
A+ Aa A-

Një efektiv i policisë italiane është marrë nën hetim,një burrë i ri 35 vjeç konsiderohet i vdekur klinikisht, dy dosje hetimi janë hapur, ndjekja e dy grabitësve vazhdon dhe akoma ka ende hije të errë ta mbi ngjarjen që ndodhi të premten mbrëma në jug të Monte San Giusto ndërmjet rrugëve Valle dhe Don Minzoni.

Këto janë pamjet e një dite pas ndjekjes dramatike të një makine të vjedhur. Dje në mëngjes, prokurori i Macerata-s, Enrico Riccioni, ka hapur një dosje hetimi për përgjegjësinë e policit që hapi zjarr duke goditur në kokë grabitësin, një shqiptar që ndodhet në kushte kritike për jetën. Ai kishte shumë emra, por është identifikuar si Klodjan Hysa.

Efektivi që qëlloi me pistoletë është nën hetim për plagosje të rëndë në kushtet e tejkalimit të vetëmbrojtjes së ligjshme. I veshur me xhinse, xhaketë të zezë dhe me një shikim të paderpëtueshëm,  pas një nate pa gjumë, polici ka shkuar në gjykatë i shoqëruar nga avokati I tij.

Ai ripohoi versionin e tij: “Ne e urdhëruam të ndalonte atë djalë. Por ai mori makinën dhe kërkoi të kalonte. Nuk doja të qëlloja, nuk doja ta qëlloja. Kurrë s’kam qenë në ndonjë shkëmbim zjarri, kurrë s’e kam tërhequr këmbëzën,” dëshmoi ai./Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    edi26/02/2017 11:36

    Nuk ke per te shten me mor bir kurve, se nuk e ke te gjate. Ne sjemi afrikan! Pres te digjoj lajmin e zhdukjes se policit.

    Shto koment

    Denonco