Tjetër shpërthim me eksploziv, i vendoset tritol dyqanit në Burrel

Tjetër shpërthim me eksploziv, i vendoset tritol dyqanit në Burrel

22:58, 25/02/2017
A+ Aa A-

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në qytetin e Burrelit mbrëmjen e sotme. Sipas policisë, eksplozivi i është vendosur një magazine në lagjen “Pjetër Budi” rreth orës 20:40.

Magazina që shpërtheu me tritol është në pronësi të 55-vjeçarit me iniciale M.S.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë të lënduar dhe për pasojë është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës.

Uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Kujtojmë se gjatë pasdites në qytetin e Fierit shpërtheu një makinë me eksploziv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco