Shpërthimi i makinës në Fier, i plagosuri humbet dy këmbët, ka dalë nga burgu së fundmi

Shpërthimi i makinës në Fier, i plagosuri humbet dy këmbët, ka dalë nga burgu së fundmi

21:16, 25/02/2017
A+ Aa A-

Një automjet ka shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e së premtes në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kryengritja’ të këtij qyteti.

Sipas informacioneve të para të policisë i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i makinës Armando Sulo, i cili ka humbur të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti me targa AA 252 NM ka shpërthyer ndërkohë që ishte ne ecje.
Sipas bluve të Fierit, i plagosuri disa muaj më parë është kapur nga policia në Levan me armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe kishte shumë pak dite që kishte dalë nga burgu.

Ndërkohë informacioni paraprak i policisë thotë se makina është përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur konfliktet e të plagosurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco