Përplasje mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës, kërkohet të ngrihet çadra para Ministrisë

Përplasje mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës, kërkohet të ngrihet çadra para Ministrisë

17:40, 25/02/2017
A+ Aa A-

Banorët e Zharrëzës janë përplasur me policinë për shkak se kërkojnë të ngrenë çadër përpara Ministrisë së Energjetikës në Tiranë.

Punonjësit e policisë nuk lejojnë ngritjen e çadrës me arsyetimin se nuk kanë marrë leje për protestë.

Protestuesit udhëtuan me këmbë nga Zharrëzi në Tiranë prej 4 ditësh, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimet e banesave të tyre të shkaktuara nga shpërthimet e kompanisë “Bankers”.

Më herët ata zhvilluan një takim me zv/Kryeministrin Niko Peleshi në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, por vet ministri Gjiknuri nuk ishte i pranishëm. Pas takimit, banorët thanë se biseda ishte pozitive, megjithatë deklaruan se nuk do të largohen deri sa të marrin personalisht aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet në banesa.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shaba25/02/2017 18:01

    Epo nuk e deshet mbeshtetjen e Bashes dhe te protestuesve opozitare. I kerkoni llogari Bashes per ate afere qe ka bere Fatos Nano!!!!! Mbajini drute e rilindjes!

    Shto koment

    Denonco