Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

VIDEO/ Vritet në mes të qytetit djali i mafiozit, arrestohet shqiptari. Emri Në Foto: Vendi ku ndodhi vrasja

VIDEO/ Vritet në mes të qytetit djali i mafiozit, arrestohet shqiptari. Emri

11:46, 25/02/2017
A+ Aa A-

Vrasja e 21-vjeçarit Antonio Mastrodonato, në Trani të Italisë më 12 shkurt, ka ndodhur në kontekstin e një përplasje mes grupesh kriminale për kontrollin e trafikut të drogës në zonë. Ky është rezultati i hetimit të udhëhequr nga prokurori i Antimafies (DDA) së Barit, Giuseppe Maralfa me kolegun e Tranit, Marcello Catalano.

Hetimet e policisë dhe karabinierëve kanë bërë të mundur rindërtimin e dinamikës së krimit, të kryer në mes të ditës në një zonë qendrore të qytetit. Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të mbikëqyrjes, të marra nga hetuesit, një grua me një karrocë kalon në rrugën ku ndodh vrasja.

Dy ditë më pas, u ndalua Giulio Vitolano, i cili ka pranuar se ishte personi që kreu vrasjen. Hetimet e mëvonshme kanë lejuar të identifikohen dy persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij: Alessandro Corda e shqiptari Albi Duda, të cilët prisnin Vitolanon në makinë për ta ndihmuar të arratisej pas atentatit. Përveç tyre, në pranga ka rënë edhe një mik i viktimës, Alessandro Brescia, i akuzuar për tentativë vrasje ndaj Vitolanos, shkruan sot “La Repubblica”.

Konflikti

Ditën para vrasjes, Mastrodonato e ka goditur Vitolanon dhe Cordan, gjatë një sherri në një sallë lojërash fati. Pas kësaj, të dy kanë planifikuar pritën për të ndëshkuar fyerjen që u bëri viktima, pas një mosmarrëveshje të lindura nga konfliktet lidhur me kontrollin e shpërndarjes së drogës në Trani.

Vrasja

Rreth orës 16:45 të 12 shkurtit, teksa Vitolano, në kryqëzimin e rrugëve “Superga” e “Parini” ndiqe Mastrodonaton, i vrarë pak metra më tutje, Brescia tentoi të ndalonte vrasësin e mikut të tij duke i drejtuar ekzekutuesit një pistoletë lodër, por ai e ka bllokuar.

Viktima

Viktima, 21-vjeçari Mastrodonato, me precedentë të mëparshëm për drogës, ishte djali i Vincenzo Salvatore Mastrodonato, i dënuar me 8 vite burgim pasi ka qenë pjesë një grupi që rrëmbyen një korrier droge, i cili kishte humbur paratë, për blerjen e drogës.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco