VIDEO/ Vrasje në Francë, shqiptari masakron me thikë kolegun e punës. Emri Në foto: Restoranti ku ka ndodhur vrasja në Monako të Francës

VIDEO/ Vrasje në Francë, shqiptari masakron me thikë kolegun e punës. Emri

09:51, 25/02/2017
A+ Aa A-

Një kuzhinier italian 30-vjeçar, Alfio Fallica, është varë me thikë mbrëmjen e djeshme, brenda restorantit Pulcinella, në rrugën “du Portier”, në Monako të Francës.

Autori i krimit, i cili është një shqiptar: Rikart Nika, 30 vjeç, është dorëzuar disa orë më vonë pas vrasjes te karabinierët e Bordighera-s, komunë në Itali ku edhe banonte. Ai dhe viktima punonin në të njëjtin restorant, ku Nika bënte kamerierin.

Vrasja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është zbuluar nga policia e Monakos vetëm pas orës 22, pas alarmit të lëshuar nga karabinierët e Bordighera-s, që sapo kishin marrë rrëfimin e Nikës. Marrja e tij në pyetje vijoi deri në orët e vonona të natës, raportojnë mediat italiane.

Motivet e vrasjes mbeten  ende për tu zbardhur. Nga raportimet e para, flitet për një sherr banal mes dy kolegëve. Shqiptari ka goditur disa herë me thikë italianin e më pas ja ka mbathur.

Pasi ka shkuar për tu dorëzuar te karabinierët e Bordighera-s, i riu shqiptar, u shfaq i hutuar dhe ra në tokë.

“U zura me një koleg, në restorantin ku punoj. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”, tha ai.

Pa dëshmisë së shqiptarit, karabinierët lajmëruan kolegët e tyre në Francë.

Policia e principatës shkoi në restorant dhe gjeti të pajetë në kuzhinë kuzhinierin italian. Trupi ishte në dysheme, në një pellg gjaku, raportojnë mediat franceze.

Image

Pamje nga restoranti një ditë pas vrasjes

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco