Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Aksident tragjik, vdes një person në Sarandë

Aksident tragjik, vdes një person në Sarandë

17:51, 24/02/2017
A+ Aa A-

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, rreth orës 16:30.

Në fshatin Qesarat, automjeti tip Kamion-Man, me targë SR 7476 B, me drejtues S.B., 58 vjeç, banues në fshatin Gravë, ka goditur kalimtarin  N.B., 80 vjeç, banues në fshatin Qesarat, njofton policia.

Për pasojë 80-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit S.B., për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco