Jo vetëm seks, por të miturat tani edhe tutore, kapet 17-vjeçarja

Jo vetëm seks, por të miturat tani edhe tutore, kapet 17-vjeçarja

09:07, 24/02/2017
A+ Aa A-

Një 17 vjeçare është arrestuar nën akuzën se ka detyruar një vajzë të mitur të kryente marrëdhënie seksuale. Policia tha se është vënë në pranga K. H., 17 vjeçe si dhe Dritan Toska, 37 vjeç, të dy nga Tirana.

“Arrestimi i këtyre personave është kryer pasi, Dritan Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur S. SH., pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga shtetasja K. H. Shtetasja K. H., gjithashtu dyshohet se ka nxitur shtetasen S. Sh., të kryej marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar”, bëri të ditur policia.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, në ngarkim të Toskës dhe për akuzën e “favorizimi i prostitucionit” në tentativë për adoleshenten K. H.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco