Ndodh edhe kjo, dy të arrestuar sepse shisnin jufka Foto ilustruese

Ndodh edhe kjo, dy të arrestuar sepse shisnin jufka

08:50, 24/02/2017
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia për prodhim të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore. Dy të arrestuarit janë Shemsi Pira, 51 vjeç, dhe Agim Abdullaj, 33, të dy banues në kryeqytet.

Arrestimi i këtyre persona është kryer pasi, gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me AKU dhe Hetimin Tatimor, në ambientet e banesës së shtetasit Shemsi Pira, është konstatuar se ai prodhonte artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë në mënyrë të kundraligjshme dhe më pas i hidhte në treg duke i shitur, njofton policia.

Gjithashtu po gjatë kontrollit, në një automjet në pronësi të Agim Abdullaj, janë gjetur mallra ushqimorë të blerë tek shtetasi Shemsi Pira,si: Paketa pa pullë fiskale, makarona të markës “Jufka” “Vaj Ulliri” e mallra të tjerë pa faturë. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-3432 kg “Jufka”,

-100 i vaj i hapur

- 45 i vaj i ambalazhuar,

- 48 kuti detergjent “Ver nel” dhe “Budy lotion”

-2 kuti me stilolapsa,

- ‘Far djathi” 2550 copë 100 gram,

- 50 kuti bojëra flokësh “Miss Gonneta” dhe “Pur”

- 80 kuti me perime të konservuara,

- 10 shishe pije alkoolike verë e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso”.

Gjithashtu u gjet dhe një makineri me mbishkrimin “SF-TYPE fast peda”, e cila dyshohet se përdorej për falsifikimin e datave të skadencës dhe paketimin e produkteve ushqimore të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

folk24/02/2017 20:06

"Bravo" shteti.Tani rritja ekonomike shkon 6%. Me ju e kam nuk e di ca epiteti t'ju ve doni te falimentoni shtetin qe prodhoni jufka?!!! Kush ju ka thene ?Pse nuk mbillni hashash? Hajde shtet leshi hajde. ( Me falni hajde shtet hashashi )

Shto koment

Denonco