Arratiset i arrestuari për vjedhje. Policia e kap duke fjetur në makinë

Arratiset i arrestuari për vjedhje. Policia e kap duke fjetur në makinë

08:17, 24/02/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar është arratisur pas arrestimit nga policia. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte arrestuar nga policia italiane në Pistoja, Itali për vjedhje.

Gjykata kishte vendosur që ai të qëndronte në “arrest shtëpie”, ndërsa kontrollohej nga policia. Mesditën e djeshme ai nuk është gjetur në banesë, shkruan SYRI.net.

Pas arratisjes ai kishte shkuar dhe vjedhur një makinë “Benz”. Më pas i lodhur, ai kishte vendosur që të pushonte pak, e për këtë kishte parkuar makinën në anë të rrugës.

Pas kësaj, ja kishte futur gjumit. Duke bërë kontrolle policia rrugore kishte parë makinën.

Nga një verifikim i shpejtë, ishte parë se mjeti ishte i vjedhur. Menjëherë ka ndërhyrë policia duke e kapur shqiptari në gjumë. Tani ai përveç akuzës së “arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit”, është vënë edhe nën akuzën e “vjedhje”. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco