Grabitja në Rinas, zbardhet dëshmia e të arrestuarit të 6-të: Isha në piceri

Grabitja në Rinas, zbardhet dëshmia e të arrestuarit të 6-të: Isha në piceri

07:48, 24/02/2017
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e anëtarit tjetër të bandës së grabitësve të rrugës së Rinasit, arrestuar dje në kuadër të operacionit “Patriot”. Ai është Dash Kupa, 41 vjeç, djali i xhaxhait të Ernest Kupës, i arrestuar tashmë si i dyshuar për veprime aktive gjatë sulmeve të blindave me para.

Njëkohësisht edhe bashkëpronar i picerisë, që ndodhet pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë. Policia tha dje se 41-vjeçari, i dënuar më parë në Greqi dhe në Shqipëri, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, kur po kthehej nga Kosova.

Ai ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh dhe menjëherë u krye arrestimi dhe transportimi i tij drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burime nga grupi hetimor thanë se edhe personi i gjashtë i arrestuar tashmë për dy grabitjet në rrugën e Rinasit, ka pasur funksionin e organizatorit në grup dhe nuk ka kryer veprime aktive, ashtu siç dyshohet kushëriri i tij.

Sipas Policisë, 41-vjeçari nga Kruja dyshohet se ka përgatitur planin e masave, si dhe ka koordinuar grupet në terren me informatorët. Por vetë i arrestuari, njësoj si i djali i xhaxhait të tij, Ernest Kupa, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke mos pranuar ngjarjen. Madje ai ka paraqitur edhe një alibi para hetuesve.

“Ditën kur ka ndodhur ngjarja, madje para, gjatë dhe pasi ka ndodhur grabitja, unë kam qenë në picerinë që kam bashkë me djalin e xhaxhait. Këtë mund ta provoni lehtësisht. Shkoni shikoni kamerat e sigurisë”, është shprehur Kupa, shkruan “Panorama”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco