Dosja/ E vërteta e ish-të dënuarit që tentoi të hidhej nga vinçi

Dosja/ E vërteta e ish-të dënuarit që tentoi të hidhej nga vinçi

20:39, 23/02/2017
A+ Aa A-

Një ish-i dënuar i regjimit komunist tentoi të vetëvritej pasditen e së enjtes duke kërcënuar se do të hidhej nga një vinçi të lartë në qendër të Tiranës. Ai është Xhemal Zhuri dhe këtë veprim e ka bërë edhe dy herë të tjera në të kaluarën. Ai kërkon paratë e dëmshpërblimit, megjithëse ministria e financave thotë se ka marrë 6 këste. Ish-drejtori i arkivave Kastriot Dervishi ka publikuar një fletë nga dosja e tij duke zbuluar edhe të kaluarën e hidhur.  

“Një ish i dënuar politik sot u orvat të vetëvritej. Më poshtë po shkruaj pak rreshta nga pjesa e përndjekjes së jetës së tij. Është dënuar tri herë për arsye politike. Fillimisht në vitin 1978 me 8 vjet burgim, për agjitacion e propagandë. Pas lirimit nga burgu, internohet. Në vitin 1984 dënohet me një vit burgim për largim pa leje nga vendi i internimit. Në vitin 1987 dënohet me 3 vjet heqje lirie, sërish për agjitacion e propagandë. Në vendimin e fundit, gjykata e deklaroi fajtor duke u shprehur se ai ishte nën ndikimin e "ideologjisë borgjezo-revizioniste", "kishte mbeturina të së kaluarës", ishte shkrehur kundër Ramiz Alisë dhe se vepra e tij përbënte "rrezikshmëri shoqërore. Sigurisht ai është në të drejtën e vet të kërkojë dëmshpërblimin e vuajtjes së burgimit të padrejtë në forma proteste që janë të skajshme dhe të dhimbshme” – shkruan Dervishi. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco