Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Nga tutor dhe vrasës në Parlamentin shqiptar, media belge: Ja si Mark Frroku po i shpëton drejtësisë

Nga tutor dhe vrasës në Parlamentin shqiptar, media belge: Ja si Mark Frroku po i shpëton drejtësisë

19:16, 23/02/2017
A+ Aa A-

Procesi gjyqësor i hapur në Tiranë për vrasjen e ndodhur në Bruksel në vitin 1999, ka si të pandehur edhe ish deputetin e mazhorancës, Mark Frroku.

Në pretencën e saj, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dy ditë më parë dënimin me 16 vite burg të Kristjan Marinajt, bashkëpunëtorin e ish-deputetit Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit, në vitin 1999 në Belgjikë.

Prestigjiozja belge “La Dernière Heure” shkruan se Mark Frroku, “njeri i afërt me pushtetin”, arriti në Belgjikë në vitin 1995 duke mashtruar autoritet belge.

“Asokohe, ai siguroi një qëndrim të përkohshëm në shtetin belg duke pretenduar se ishte kosovar dhe quhej Besnik Morina, i lindur më 6 tetor 1972, në Gjakovë. I regjistruar në Anderlecht, ai ngriti një rrjet prostitucioni së bashku me vëllanë e tij, Arbenin dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Me këtë kontekst, lidhet edhe ngjarja e ndodhur më 5 Mars 1999, kur një farë Aleksandër Kurti, i cili ishte rivali i tyre, u vra nga disa goditje me thikë në rrugën “Fonsny Avenue” në lagjen “Saint-Gilles”, dhe trupi i tij u gjet në një kontenier pranë stacionit të trenit “Gare du Midi”.

Ditën tjetër, Frroku la Belgjikën. Ai u vendos në Holandë dhe zhvilloi aty trafikun e drogës, aktivitet për të cilin gjykata holandeze e ka dënuar në vitin 2002 me 3 vite burgim. Më 7 Maj 2014, pasi përfundoi dënimin, Holanda e dorëzoi Frrokun në Belgjikë. I liruar me kusht, ai u kthye shpejt në Shqipëri. Gjykata Penale e Brukselit më pas e ka dënuar atë në vitin 2010 me 10 vite burgim për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel. Belgjika ka kërkuar ekstradimin e Frrokut. Megjithatë, deri më tani, ai ka arritur ti shpëtojë ekstradimit. Si? Falë politikës”, shkruan “Dhnet”.

Mark Frroku ka qenë pjesë e parlamentit shqiptar pasi u zgjodh deputet i mazhorancës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai shoku23/02/2017 21:56

o albi, po ti kujton se Berisha i ka me te mire!?!?!!?....NJE MUT te dyja palet...

Albi23/02/2017 19:30

Ja cfare deputetesh serviri Rama qe me banda e bandite te fitoje pushtetin.Mjere Shqiperia me keto standarte demokratike qe do u serviri Rama bashke me Meten ne zgjedhjet e ardhshme. Albania==Albanistan me te vetmin ekuivalent per nga niveli i prodhimit te droges. Zgjohu Shqipetare nga gjumi zgjohu,neser do jete vone.

Shto koment

Denonco