Ekstradohet nga Bullgaria supermashtruesi shqiptar. Ja emri

Ekstradohet nga Bullgaria supermashtruesi shqiptar. Ja emri

13:37, 23/02/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar nga Maqedonia është ekstradua në Tiranë nga Bullgaria pasi ka bërë disa mashtrime. Burime nga Policia e Shtetit thanë se oficerët e Interpol Tiranës kanë bërë ekstradimin nga Sofia/Bullgari, drejt vendit tonë të Samet Rasimi, 54 vjeç, lindur në Maqedoni.

Rasimi, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal nr. 3652, datë 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Por për çfarë akuzohet Rasimi:

Samet Rasimit me banim në Danimarkë, pronar i një kompanie me seli në Slloveni, me objekt importimi dhe/ose shit-blerjen e pajisjeve elektronike, kompjuterave, telefonave celulare, fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera në fushën e elektronikës (në bashkëpunim me kompani të ndryshme të huaja dhe vendase në zbatim të kontratës së nënshkruar me një kompani private në Shqipëri ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme Eurosh.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofia/Bullgari realizuan arrestimin provizor dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco