Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vrasja e trefishtë në Çole, Gjykata e Lartë jep një burgim të përjetshëm Autoret e vrasjes

Vrasja e trefishtë në Çole, Gjykata e Lartë jep një burgim të përjetshëm

12:37, 23/02/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për autorët e vrasjes së tre rinjve në Çole të Vlorës në vitin 2015. Gjykata e Lartë jep burgim të përjetshëm për Aleksandër Llanajn dhe nga 35 vite burg për Berti Aliajn dhe Ani Begajn. Aliaj e Begaj që kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të kryejnë 1/3 e dënimit. 

Për gjykimin e vrasjes së tre të rinjve në Vlorë ka pasur zhvillime të forta edhe ditën e sotme. Pas denoncimit të familjeve të viktimave se vrasësit mund të lirohen, Prokruori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka pezulluar dy prokurorët e çështjes dhe ka kërkuar nisjen e hetimit ndaj tyre.

KRYEPROKURORI PEZULLON DHE NIS HETIMIN NDAJ DY PROKUROREVE TE ÇESHTJES

"Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet ekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur."

Kështu njoftoi sot zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme. Sipas saj: "Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më tej, Prokuroria e Apelit Vlorë, kanë gjetur mbështetjen e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar. Një prej të pandehurve është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy prej të pandehurve janë dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, në të cilën kishin paraqitur pretendimet e tyre lidhur me akuzat dhe dënimet.

Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë. Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça.

FAMILJET E VIKTIMAVE, LETER NISHANIT: PO LIROHEN VRASESIT

Letra e plotë e dy familjeve drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani dhe për dijeni Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Shqipërisë, z.Xhezair Zaganjori:

"Ne që po ju shkruajmë jemi dy familjet e dy viktimave, ngelur të vrarë në datë 7/04/2015 në lagjen “Çole” të Vlorës, përkatesisht Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Mendojmë se në zhvillimin e gjyqit në Gjykatën e Lartë ka korrupsion dhe fëmijët tanë po i vrasin për të dytën herë.

Image

Viktimat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco