Ish-zyrtarin që e kapi dekriminalizimi e bëjnë për spital

Ish-zyrtarin që e kapi dekriminalizimi e bëjnë për spital

07:34, 23/02/2017
A+ Aa A-

Një ish-zyrtar vendor i Njësisë Administrave Sukth në Durrës është rrahur brutalisht nga një person ditën e djeshme. Ai është Albert D. ish-administrator i njësisë Sukth, i cili është dorëhequr pak kohë më parë për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte të shkuar kriminale.

Albert D. 38 vjeç është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi është rrahur nga shtetasi V.L. 33 vjeç pas një konflikti banal mes tyre. Në një CV të publikuar në internet të shtetasit Albert D. thuhet se ai ka mbaruar arsimin e lartë, Fakulteti Juridik dhe në vitet 2013-2014 ka punuar krye inspektor pranë UKD-së.

Siç shkruan vetë Albert D., ai është me profesion tregtar dhe nga viti 2014-2015 ka qenë i vetëpunësuar thuhet në CV që DurrësLajm po e boton në fund të shkrimit.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan proçedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:

V. K. 33 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Më datë 22.02.2017, rreth orës 14:00, në Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin A.D. 38 vjeç, banues në Sukth.

I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenin 89  të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco