E rrallë/ Kapet kanabis në zarfin e postës, do të dërgohej në Itali

E rrallë/ Kapet kanabis në zarfin e postës, do të dërgohej në Itali

17:16, 22/02/2017
A+ Aa A-

Jo vetëm nga toka dhe ajri, por një tjetër mënyrë po përderet nga trafikantët për të transportuar drogë nga Shqipëria në Itali.

Sasitë e mëdha të kanabisit që janë kultivuar në vendin tonë duhen të gjejnë treg për t’u shitur, e mënyrat nuk janë shumë të lehta duke marrë parasysh edhe aksionet masive anti-drogë të policisë italiane.

Syri.net mëson se një sasi droge është zbuluar në zarfet e postës së Tiranës.

Burimet nga policia e kryeqytetit thonë për redaksinë tonë se gjatë skanimit të pakove postare, në dy zarfa u gjetën 775 gr kanabis sativa. Zarfet me drogë kishin për destinacion Italinë.

Punonjësit e postës sapo konstatuan lëndën narkotike në zarfe, njoftuan menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat që futën kanabis në zarfet postare me destinacion italianë. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sorros22/02/2017 18:41

do tju pajis me metoda te tjera shqipetare mos u merzisni......do tju mesoj marifete te tjera per te trullosur evropen me heroine dhe hashash....rrofte mafja jone dhe shqiptaret bythgrisur!

folk22/02/2017 17:39

Po vazhdoje kjo lloj qeverisje me keta lloj horrash kane per ta hequr nga qarkullimi lekun dhe do te vendosin gjethet e hashashit.Gjethe thate do kete me shume vlere nga gjethe njome.

Shto koment

Denonco