Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Gjykata ‘fsheh’ të dhënat, s’do të publikohen emrat e të pandehurve

Gjykata ‘fsheh’ të dhënat, s’do të publikohen emrat e të pandehurve

17:02, 22/02/2017
A+ Aa A-

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka nisur procesin e anonimizimit të të dhënave në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rekomandimeve të Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Që nga dita e mërkurë, në faqen zyrtare të gjykatës në internet nuk do të shënohen më emrat e të pandehurve. Përveç kësaj, qasja mbi një proces apo vendim penal, që deri dje mund ta merrje me një klikim, tanimë është i ndaluar.

Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, qasjen “online” mbi një proces penal do ta kenë vetëm personat që janë palë në proces, ose ata që kanë interes të ligjshëm në proces.

Qasja e tyre do të jetë nëpërmjet një kodi unik, i cili do të jetë i veçantë për çdo çështje penale dhe do të jepet nga Sekretaria gjyqësore pas kërkesës së palëve.

Nëpërmjet këtij kodi do të mësohet që nga orari i gjyqeve, e deri te zhvillimet dhe vendimi përfundimtar i procesit penal.

Në këtë mënyrë, gjykata do të përcaktojë vet personat që do të ndjekin një proces, por nga ana tjetër mbrojtja e të dhënave personale duket se po cënon  kriterin e seancave publike që duhet të jenë të hapura, e rrjedhimisht edhe transparencën në Gjyqësor, për të cilin aq shumë është folur për ta shtuar. Por mesa duket, ende pa e rritur po e kufizojnë me një tjetër ligj. / Top Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco